Duke nisur nga sot SHBA do të kenë një president të ri. Joe Biden betohet këtë të mërkurë si president i 46 i amerikanëve. Sikundër prej ditësh Uashingtoni dhe të gjitha shtetet amerikane janë nën masa të forta sigurie.
Ceremonia e betimit e presidentit Joe Biden dhe zv/presidentes Kamala Harris do të jetë një maratonë që përfshin jo vetëm anën zyrtare të protokollit, por edhe anën festive me artistë të njohur pjesëmarrës.