Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë dhënë detaje për vdekjen e ushtarakut shqiptarë në Afganistan diën e djeshme. Në një deklaratë zyrtare ministrja njofton se ushtaraku me inicialet XH. J. Ka ndërruar jetë dje në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.
Më tej në reagimin e vet, ministria shton se po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.