Varianti britanik i koronavirusit po përhapet në të gjithë botën dhe që nga java e kaluar është zbuluar në 60 vende, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. Edhe varianti i Afrikës së Jugut po përhapet më ngadalë dhe është identifikuar deri më tani në 23 vende dhe rajone.
Variantit britanik, që u raportua në OBSH në mes të dhjetorit dhe konsiderohet të jetë 50% deri 70% më ngjitës sesa lloji origjinal SARS-CoV-2 , është identifikuar në gjashtë zona gjeografike të OBSH-së, ndërsa lloji i Afrikës së Jugut në 4. Sipas studimeve, këta dy mutantë nuk janë më të rrezikshëm, por duke infektuar më shumë njerëz, ata ushtrojnë më shumë presion në sistemin shëndetësor të vendeve.