Rama inauguron për herë të 8-të një kopsht

0
Edi Rama - 🚸Vorë - Në bashkinë e kthyer në kantier,...

E pabesueshme, por e vërtetë. Edi Rama ka inauguruar sot për herë të 8-të një kopsht publik.

Bëhet fjalë për kopshtin e Muçajt në Vorë. Sot Rama ka qenë për herë të 8-të në këtë kopsht për ta inauguruar.

Për të njëjtin objekt, deri më tani ishin bërë plot 7 postime në rrjetet sociale, 4 nga kryeministri dhe 3 nga një ministre e qeverisë e deleguar në Vorë, Elisa Spiropali.

Por pavarësisht intensitetit të postimeve dhe inaugurimeve bajate, ndërtimi i kopshtit nuk u përmbyll në afatin që vetë shefi i qeverisë reklamonte në Facebook, pra më 26 nëntor.

Në fakt, kopshti ishte gati të hapte dyert vetëm në fillim të këtij viti, pra rreth dy muaj më vonë sesa afati i punimeve.

Ndjekësit e kryeministrit do të njiheshin me investimin e qeverisë për kopshtin ‘Muçaj’ për herë të parë më 29 gusht të vitit të kaluar.

Ishte vetë kreu i qeverisë, që njoftonte nisjen e punimeve, ndërsa paralajmëronte se kopshti me kushte optimale do të hapte dyert më 26 nëntor.

‘Kopshti ‘Muçaj’ në Vorë, u rrënua 26 nëntorin e shkuar, por në 26 nëntorin që po vjen do të hapë dyert, i rilindur për 200 fëmijë, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane’, shkruante kryeministri më 29 gusht 2020.

Rreth një muaj më vonë, kryeministri njoftoi ndjekësit e tij se kopshti ‘Muçaj’ po rilind më i bukur, më i madh dhe më i fortë, ndërsa rikujtonte dhe njëherë se do hapte dyert për vogëlushët më 26 nëntor.

‘Kopshti ‘Muçaj’ në Vorë, po rilind më i bukur, më i madh dhe më i fortë natyrisht. 200 fëmijë të kopshtit do të rikthehen më 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira europiane’, shkruante Rama më 26 shtator.

Artikulli i mëparshëmTomor Alizoti, i deleguari i PD në Berat, Xhelal Mziu në Dibër
Artikulli i radhësTronditet Lazio: Luiz Felipe jashtë tre muaj, apandesit akut për Luis Alberton