Raporti i Eurostat/ Basha shpërthen në akuza ndaj Ramës

0

Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi.

Duke iu referuar raportit të EUROSTAT, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv, Basha shkruan se ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”, shkruan Basha.

Artikulli i mëparshëmJoe Biden betohet sot si presidenti i 46-të i Amerikës
Artikulli i radhësDua Lipa angazhohet edhe në zgjedhjet e Kosovës