Një shpërthim i fortë, shkaqet e të cilit nuk dihen për momentin, ka tronditur qendrën e Madridit pasditen e sotme.
Nga shpërthimi i fuqishëm janë shkatërruar tre katet e sipërme të ndërtesës, të vendosura në 104 Calle de Toledo, në rrethin La Latina.
Ekipet e emergjencës po mjekojnë personat e plagosur në rrugë pasi dyshohet që ka shumë të lënduar.
Nëntë skuadra të Brigadës së Zjarrfikësve të Madridit dhe 11 njësi të tjera të ndihmës së shpejtë kanë shkuar në vendngjarje, që është rrethuar nga policia, raportojnë mediat spanjolle.
Akoma nuk dihet se sa është numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid.