Presidenti Joe Biden do të deklarojë një “moratorium të përkohshëm” mbi dhënien me qira të fushave të naftës dhe gazit në Parkun Kombëtar Natyror të Arktikut, ose siç njihet ndryshe ANWR, tha ekipi i tranzicionit i Biden të enjten.
Deklarata vjen një ditë pas nënshkrimit të kontratës për dhënien me qira për 10 vjet të 400,000 hektarëve në ANWR të Alaskës kontratë e mbështetur nga Presidenti Trump, një veprim që ai ndërmori në ditën e tij të fundit në detyrë.
Mes një përballje mjaft të fortë midis ish-Presidentit dhe presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara që baballarët themelues të kombit zor e parashikonin, dy udhëheqësit duket se po bëjnë dhe zhbëjnë veprimet ekzekutive të njëri-tjetrit – me aktorët kryesorë të industrisë së naftës të ngecur mes dy zjarreve .
Fatkeqësisht nga veprimet e administrates Trump që dha qindra mijëra hektarë për shpime, qiramarrësit do të duhet ende të marrin leje nga Administrata e re e Biden para se të mund të nisin shpimet.
Dhe me deklaratën e sotme ato qira nuk ka gjasa të finalizohen.
Kjo luftë midis Presidentëve ka më shumë kuptim simbolik, sesa kuptim praktik për industrinë e naftës.
Të tre qiramarrësit, të cilët fituan të drejtat në një ankand të fundit, janë Alaska Industrial Development and Export Authority dhe dy kompani më të vogla, Knik Arm Services LLC dhe Regenerate Alaska Inc.
Ndërsa Administrata Trump u mburr me arritjen e saj që çoi në dhe me qira, rezultatet e ankandit ishin zhgënjyese, sepse asnjë kompani madhe nuk morri pjesë në të .
Beteja e Presidentit Biden me Presidentin Trump mbi industrinë e naftës ka përfshirë deri më tani projektin e naftësjellësit Keystone XL, të drejtat e shpimit ANWR, Marrëveshjen e Klimës në Paris dhe ndalimin e shpimit për naftë dhe gaz në të gjithë tokat federale. Ndryshe nga çështja ANWR, premtimi i Biden për të mos lejuar tubacionin Keystone XL do të ketë pasoja shumë të forta në tërësi.
Bursa për datën 21 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 505.50 | – 2.00 |
DIESEL | 445.00 | – 5.00 |
BRENT | 55.76 | – 0.37 |
©aktualitet.al