Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd, ku dy automjete u dëmtuan pjesërisht.
Aksidenti ndodhi në Labinot Fushë dhe paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar.
Burime zyrtare bënë me dije se tre te plagosurit u dërguan në spital dhe nuk kanë rrezik për jetën.