Kontrata e çuditshme e Milik: rinovim me Napolin për tu huazuar tek Marseille e detyrim blerje në pikën e parë

0

Gjithçka është gati për transferimin e Arkadiusz Milik në Marseille. Lojtari në fakt pritet që sot në Francë për të kryer ekzaminimet e zakonshme mjekësore dhe të nënshkruajë një kontratë për katër vjet e gjysmë. Me akordin në dorë, polaku pasi rinovoi me Napolin deri në 2022 për ta bërë të mundur marrëveshjen, sulmuesi polak shkon në Marseille i huazuar me detyrimin e blerjes që futet në fuqi në pikën e parë në renditje. Në arkat e Napolit, i cili gjithashtu ka siguruar 20% të një rishitje të mundshme të lojtarit, shkojnë 8 milion euro plus 4 bonuse.

Pas luftës së gjatë me De Laurentiis, është gati të përfundojë aventura e Milik tek Napoli. Një aventurë e shenjuar nga 48 gola në 122 paraqitje, dy dëmtime serioze në gju dhe disa muaj larg fushës pas vendimit për të mos rinovuar me klubin e Vezuvit. Episode që kushtëzuan përvojën e polakut në Serie A, duke e nxitur atë të pranonte interesimin e Marseille në përpjekje për të fituar një vend në Kampionatin Evropian.

Artikulli i mëparshëmBorrell në intervistë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Ankarasë: Europa kërkon të ulen tensionet në Mesdheun Lindor
Artikulli i radhësRebic, Hernandez e Krunic mundin infektimin: të tre sërisht në dispozicion të Milan