Porosia e ambasadorëve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Veproni të pavarur, pavarësisht kush ju ka emëruar

0

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Luigi Soreca dhe Yuri Kim zhvilluan sot një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se i falenderoi ata që ndërmorën një sfidë kaq të vështirë në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

“Ju urova më të mirën për punën e tyre në çështjet e rëndësishme që Gjykata do të shqyrtojë së shpejti. Sigurimi i funksionaliteti i Gjykatës ishte një arritje e madhe, e bërë e mundur nga angazhimi politik i Presidentit dhe Parlamentit, dhe puna efektive e KED”.

Soreca thotë se Shqipëria ka një hap kritik drejt konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat, duke garantuar se BE do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë për te gjitha institucionet e drejtesise ne menyre qe reforma në drejtësi të japë rezultatet që qytetarët shqiptarë presin. Nga ana tjetër, diplomatja amerikane nënvizoi kërkesën e saj që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi, pavarësisht nga cili institucion i kishte emëruar ata për Gjykatë.

Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan në sigurimin e kontrolleve dhe ekuilibrave në institucionet e Shqipërisë dhe në sigurimin e shtetit të së drejtës.

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA.-së do të vazhdojë, përfshirë edhe sigurimin e ndihmës teknike.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi.

This image has an empty alt attribute; its file name is EsRDjCrWMAEGMYB.jpg
Artikulli i mëparshëmKryetarja e KQZ në Kosovë: Po më kërcënojnë burrat e partive politike
Artikulli i radhësAksident në Vlorë, plagoset punonjësi i policisë