Sa do kushtojë vaksina në Afrikë? Reuters:” Nga 3 deri në 10 dollarë/ Afërsisht sa COVAX”

0

Shtetet afrikane do të paguajnë 3 deri në 10 dollarë për dozë të vaksinës, për të aksesuar 270 milionë injeksione të Covid-19, të siguruara këtë muaj nga Bashkimi Afrikan, sipas planit të Bankës Afrikane të Eksport-Importit.  Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, që është kryetari i Bashkimit Afrikan, tha se janë bërë marrëveshje me bankën për të mbështetur shtetet që kërkojnë akses te vaksina. Shtetet mund të paguajnë mbrapsht kreditë me këste në 5-7 vite, sipas një dokumenti të parë nga Reuters.  Dokumenti ofron detajet e para publike të çmimeve që kompanitë e vaksinave po i ofrojnë shteteve afrikane jashtë skemës COVAX të drejtuar gna OBSH dhe aleanca GAVI.   Pavarësisht se çmimet janë në zbritje të mëdha krahasuar me atë që po paguajnë vendet e pasura, disa ekspertë mendojnë se shtetet afrikane do hasin vështirësi ekonomike, pasi kanë marrë hua të mëdha për të mbrojtur ekonominë dhe shëndetin e njerëzve.  John Nkengasong, që drejton Qendrën Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se çmimet janë të krahasueshme me ato që po disponohen nga COVAX. Ndërkohë që vendet e pasura kanë nisur fushtat gjigante të vaksinimit, Afrika po has ende vështirësi të sigurojë dozat e para dhe po përballet me një valë të dytë të infeksioneve të nxitur kryesisht nga varianti i ri.   COVAX pritet të nisë shpërndarjen e vaksinave tek vendet e varfëra dhe me të ardhura të mesme në muajin Shkurt, me rreth 600 milionë doza të përcaktuara për Afrikën këtë vit.

Artikulli i mëparshëmVaksina e Pfizer, efektive edhe ndaj mutacionit! Antitrupat e krijuara neutralizojnë virusin sintetik
Artikulli i radhësSerbia bëhet vendi i parë europian që përdor vaksinën kineze COVID – Merr 1 milion doza. Nis vaksinimi i ushtrisë së vendit