Ditën e sotme një anije që transportonte emigrantë drejt vendeve të Europës u përmbys në Detin Mesdhe dhe si pasojë humbën jetën 43 persona.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, duke thënë se shkatërimi i anijës ishte katastrofa e parë detare në 2021. Mësohet se viktimat janë emigrantë të paligjshëm që po tentonin kalimin nga Afrika Veriore për në Itali.
Gjithashtu, sipas mediave të huaja, Mesdheu është bërë shpesh dëshmitar i tragjedive të ngjashme ku çdo ditë, kryesisht nga brigjet e Libisë nisen qindra emigrantë për në Perëndim.
Vitet e fundit Bashkimi Europian ka bashkëpunuar me rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të ndaluar kalime të tilla të rrezikshme në det.