“Vetëm te ne të vijnë 15 kushërinj në spital”, revoltohet Pëllumb Pipero, hedh poshtë deklaratën e ekspertit të shëndetësisë: Marrin nga një kavanoz reçel dhe…

0
"Vetëm te ne të vijnë 15 kushërinj në

Kreu i departamentit të Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike Gazmend Koduzi kritikoi mënyrën se si është menaxhuar pandemia në vendin tonë. Ai u shpreh se në Shqipëri, spitalet janë si burgje.

“Bota nuk ishte perfektë, por testonte dhe gjurmonte. Shqipëria ka bërë shumë pak testime. Jemi vendi që bëjmë më pak testime. Gjurmimin nuk e bën dot nëse nuk bën dot testime. Unë dola pozitiv vetë dhe nuk më pyeti njeri ke pasur kontakte apo jo. Sistemi çedoi shumë. Spitalet u trajtuan si burgje. Në botë ishin normale. Çdo ditë një i afërm futej në spital. Kishte një infermier për dy pacientë. Ky spital që u trajtua si burg çoi dhe në raste korrupsioni dhe madje dhe vetëvrasje ku në spitalet e tjera të botës nuk pati”, tha Koduzi.

Ndërkohë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero reagoi duke hedhur poshtë këtë pretendim.

“Spitalet janë të hapura. Nuk e di eksperiencën e vendeve të tjera. Kam parë spitale private në Turqi që më çoi puna. Mua më kanë lejuar të hyj. Nuk e di sa kanë qenë të lejuar familjarët. Në fillim kemi pasur vështirësi për të komunikuar me familjarët. Kemi pasur raste që pacienti ishte në ankth, jo i ndërgjegjshëm, numrat që na jepte nuk ishin të saktë. Nuk është sëmundje e zakonshme. Të gjithë vemi te pacienti si kozmonautë. Një person i sëmurë shoqërohet me 15 të afërm. Vetëm te ne vjen kushëriri i 15 me një kavanoz reçel te spitali”, tha Pipero për A2.

Artikulli i mëparshëm“Alienët na kanë pushtuar”, numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19
Artikulli i radhësPropaganda 1.0/ Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin, Gjonaj: Prokuroria do të hetojë mbi bazën e provave