Një përfaqësi studentësh është takuar me zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli për të diskutuar vijueshmërinë e procesit mësimor në universitete. Studentët kanë diskutuar për afro 2 orë me Rakacollin. Pjesë e diskutimit ka qënë dhe një peticion i dorëzuar pranë ministrisë ditën e hënë kur studentët kërkonin zhvillimin e provimeve dhe praktikave mësimore në auditore.
Studentët pranojnë se kërkesa e tyre nuk ka marrë ende përgjigje por pritet java tjetër si datë e fundit. Në të kundërt studentët kanë paralajmëruar organizimin e protestave, jo në formën e grumbullimeve masive, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Vetëm universiteti i Gjirokastrës ka kërkuar me insistim që provimet të zhvillohen në auditore pasi studentët e zonave rurale nuk kanë mundësi që t’i zhvillojnë ato online.