Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje italiane, ku një 10-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një sfide në rrjetin social Tik-Tok.
Vogëlushja nga Palermo e Italisë, përfundoi në koma pas një lojë të tmerrshme gjatë një testi ekstrem të mbytjes.
Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga mjekët, nuk kishte asgjë për të bërë për 10-vjeçaren e cila ndërroi jetë në spital.
Mediat italiane bëjnë me dije se ajo kishte vendosur një rrip në fyt dhe e kishte shtrënguar për disa minuta derisa u asfiksua gjë e cila e çoi në arrest kardiak.
Të gjitha mesazhet dhe bisedat në telefonin e vajzës së vogël po shqyrtohen nga hetuesit.
Prokuroria ka sekuestruar celularin e vajzës për të mësuar nëse 10-vjeçarja është nxitur për të kryer vetëvrasje apo ka qenë thjesht lojë në rrjetet sociale.
Çfarë është sfida e Black-out?
Kjo është një sfidë që i bën pjesëmarrësit të përpiqen të prekin kufirin midis jetës dhe vdekjes.
Ata që marrin pjesë tentojnë mbytjen derisa shkojnë në gjendje të fikti.
Videot po qarkullojnë në internet prej disa kohësh duke shpjeguar se si funksionon kjo sfidë.
Kjo gjë praktikohet edhe me përdorimin e litarëve ose krahëve të mbështjellë rreth qafës.
Qëllimi është të përjetohet një eksperiencë e të qenit pa oksigjen, ngjashëm me të qenit 7 mijë metra mbi nivelin e detit, ose në prag të vdekjes.
Qëllimi i sfidës është të humbasësh vetëdijen dhe pastaj të kthehesh./ oranews/