Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mendohet se ka hequr nga tavolina e Zyrës Ovale një buton, me të cilin Donald Trump porosiste Cola dietike. Në fotot e reja të Biden në këtë zyrë, ky buton nuk u pa.
Ish-presidenti i pëlqente shumë pijet e gazuara dhe thuhet se konsumonte 12 Cola dietike në ditë.
Trump e zbuloi për herë të parë funksionin e butonit në një intervistë të vitit 2017 me Associated Press, kur e shtypi atë dhe pas disa sekondash, në zyrë hyri shërbyesi me një gotë Cola.
Ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Chris Sims, zbuloi në librin e tij të vitit 2019 se Trump e përdorte shpesh atë buton për të bërë shaka me vizitorët:
“Ai u thonte se ai buton komandonte pajisje bërthamore dhe e shtypte. Njerëzit hapnin sytë dhe shikonin njëri-tjetrin. Kur hynte shërbëtori me Cola, Trump ia plaste të qeshurit”.