Përfundon ndeshja e javës së 18 në Bundesligë mes Borussia Mönchengladbach dhe Borussia Dortmund. Ky takim është mbyllur me fitoren e pastër të Gladbahut me rezultatin 4-2. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 11 me Elvedi ndëshkoi Dortmundin me një goditje me kokë sërish pas një hutimi të mbrojtjes.
10 minuta më vonë, Dortmundi barazoi rezultatin me Erling Haland. Sanço dhuroi një asist mjaft të bukur dhe norvegjezi përshëndeti rrjetën.
Sulmuesi norvegjez nuk u ndal me kaq, pasi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 28. Haland duket i frikshëm para porte, pasi dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 32, Elvedi barazoi shifrat për Borussia Mönchengladbach. Në pjesën e dytë dhe më konkretisht në minutën e 49, Gladbach realizoi golin e tretë me Bensebaini. Ky i fundit shfrytëzoi siç duhet një kundërsulm dhe nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 78, vendasit gjetën golin e katërt dhe të qetësisë me Markus Turam. Sulmuesi u rikthye pas dënimit dhe dërgoi topin në rrjetë, pasi zbriti në fushën e lojës.
Me këtë fitore, Borussia Mönchengladbach mban vendin e 4 me 31 pikë, ndërsa Dortmundi renditet në vendin e 5 me 29 pikë.
Në ndeshjen tjetër, PSG ka mundur me poker skuadrën e Montpelje në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 në Ligën 1. Parizienët zhbllokuan të parët shifrat me Mbape në minutën e 34. Në pjesën e dytë, kampionëve të Francës u janë dashur 3 minuta për të shënuar edhe 3 gola të tjerë.
Fillimisht ishte Mbape që dha asist për Nejmar, më pas Ikardi në qendër të zonës gjeti golin dhe i mbylli Mbape këto 180 sekonda duke çuar shifrat në 4-0.
Me këtë fitore, PSG mban vendin e parë me 42 pikë, ndërsa Montpelje renditet në vendin e 11 me 28 pikë.