Grabitje në Tiranë, vidhet filiali i një institucioni privat të dhënies së kredive

0
Grabitje me arme

Grabitet filiali i një institucioni financiar privat në kryeqytet. Ngjarja ndodhi ne mesdite në zonën e Brrylit në subjektin Kredo.al. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e grabitur.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Artikulli i mëparshëmHungaria do blejë Sputnik V nga Rusia duke u bërë i pari vend në BE. Justifikohet me vonesën e dërgesave
Artikulli i radhësPërgjimet e Ndraghetës/ PD thirrje SPAK: Heto lidhjet e Ramës e Veliajt me mafian italiane