“Koronavirusi do të shkaktojë më shumë se 600 mijë viktima në SHBA”.
Kjo është deklarata më e fundit e presidentit të ri amerikan, Joe Biden, i cili firmosi dhe dy urdhra të tjerë ekzekutivë për të ndihmuar familjet në vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë.
“Kriza po rëndohet më tej. Nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë që njerëzit të vuajnë nga uria apo të humbin vendet e punës për shkak të saj”, shtoi Biden.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur nga koronavirusi me më shumë se 412 mijë viktima që nga nisja e pandemisë.