Pasagjerët që udhëtojnë në SHBA – AAC: Nga 26 janari do të respektohet rregullorja e re

0

Autoriteti i Aviacionit Civil ka publikuar njoftimin mbi fluturimet e destinuara për në SHBA dhe rregullores së re të konfirmuar nga CDC amerikane. Sipas njoftimit duke filluar nga 26 janari, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni.

Sipas CDC nëse planifikoni të udhëtoni ndërkombëtarisht, do të duhet të testoheni jo më shumë se 3 ditë para se të udhëtoni me avion në Shtetet e Bashkuara dhe të tregoni rezultatin tuaj negativ tek linja ajrore para se të hipni në fluturimin tuaj, ose të jeni të përgatitur për të treguar dokumentacionin të rimëkëmbjes (prova e një testi viral pozitiv të kohëve të fundit dhe një letër nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor ose një zyrtar i shëndetit publik duke deklaruar se jeni nw formw të shëndetshme për të udhëtuar).

“Më 12 janar 2021, CDC lëshoi një urdhër që kërkon që të gjithë pasagjerët ajrorë që mbërrijnë në SH.B.A. nga një vend i huaj të testohen jo më shumë se 3 ditë para nisjes së fluturimit të tyre dhe të paraqesin rezultatin negativ ose dokumentacionin e rikuperimit nga COVID-19 në linja ajrore para se të hipte në fluturim,” shkruhet në njoftim.

CDC bën me dije se udhëtarëve ajror do t’u kërkohet gjithashtu të konfirmojnë se informacioni që ata paraqesin është i vërtetë në formën e një vërtetimi dhe se ky urdhër është efektiv që nga ora 12:01 e mëngjesit të EST (5:01 e mëngjesit GMT) në 26 Janar 2021.

Artikulli i mëparshëmZbulimi i rrallë arkeologjik: Cila ka qenë monedha e parë e përbashkët në Europë
Artikulli i radhësRriten shifrat, 786 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit