Sapo u zbulua plani i Florentino Perez (në sajë të The Times), ka ardhur i menjëhershëm paralajmërimi i hidhur i Gianni Infantino: Fifa, siç e bëri të qartë në njoftimin për shtyp të lëshuar dje, doli në krah të gjashtë konfederatave kontinentale dhe tha se ishte kundër në projektin SuperLega. Klubet dhe lojtarët nëse do të marrin pjesë ndonjëherë në këtë turne, do të përjashtohen nga çdo kompeticion zyrtar, nga Kupat e deri tek Botërori. Një “paralajmërim” drejtuar kryesisht presidentit të Real Madrid por në radhë të dytë edhe të gjithë klubeve të tjerë që do të ishin pjesë e projektit të tij.
Siç raportohet sot nga La Repubblica, projekti i Florentino Perez ka si model Euroleagën e basketbollit: 5 ekipe të kualifikuara në fushë dhe 15 themelues të regjistruar me të drejtë, me një arkëtim të garantuar prej 350 milionë për secilin klub të përzgjedhur. Por cilët janë këta 15 të “zgjedhur”? Epo, këta janë gjashtë anglezë (United, Liverpool, City, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham), tre spanjollë (Real, Barcelona dhe Atletico Madrid), tre italianë (Milan, Juventus dhe Inter), dy gjermanë (Bayern dhe Dortmund), një francez (Psg) Ndeshjet do të ishin në mesjavë, me dy grupe me nga 10, 4 ekipet e para në playoff, dhe 5 të parat në Kupën e Botës për Klube FIFA (për 2 vendet e mbetura, do të bëhej play-off mes të gjashtës dhe të shtatës).
“Të dhënat – shkruan La Repubblica – tregojnë se e kishin të sigurtë mbështetjen e Zyrihut (Fifa-s)”. Sidoqoftë, realiteti doli të ishte shumë i ndryshëm: por përplasja duket se është vetëm në fazat e para.