Prodhimi i kafesë braziliane. Pritet rënie me 30.5% këtë vit, prej ciklit 2-vjeçar dhe motit të thatë

0

Prodhimi i kafesë tek shteti kultivues më i madh në botë pritet të bjerë me rreth 30.5% në vitin 2021, sipas qeverisë braziliane,  që dha projeksionin e parë për sezonin e ri, ndërkohë që viti i fundit në ciklin dy-vjeçar të kultivimit dhe moti jo i favorshëm po dëmtojnë prodhimin. Agjencia e statistikave bujqësore në Brazil (Conab) i projektoi të korrat e reja të kafesë mes 43.8 milionë dhe 49.5 milionë thasë 60 kg, krahasuar me 63 milionë thasë në vitin 2020.

Brazili zakonisht alternoni vite të prodhimit të lartë dhe të ulët, për shkak të një karakterisike të pemëve të kafesë arabike.  Megjithatë, rënie a pritur për vitin 2021 është përforcuar nga moti i thatë i tejzgjatur mes Qershorit dhe Shtatorit të vitit të kaluar, që dëmtoi fazën e çeljes. Sipas agjencisë në Brazil, të korrat bujqësore për kafenë arabike pritet të bien me 33% në rreth 22 thasë për hektar.

Ndërkohë që Brazili zë mbi 1/3 e tregtisë botërore të kafesë, përmasa e të korrave të reja është e rëndësishme për tregtarët, që të vlerësojnë alternative të mundshme të furnizimit, si dhe për çmimin në të ardhmen. Projeksionet të tjera për prodhimin brazilian tregojnë për një rënie më të vogël. Grupi Montesanto Tavares, eksportuesi kryesor, vlerëson që prodhimi në sezon të arrijë në 52.9 milionë thasë, 23% më pak.

Artikulli i mëparshëmCOVAX shton “arsenalin”, Reuters: “Pfizer dhe BioNTech bien dakord për të ofruar vaksinën”
Artikulli i radhësHungaria do blejë Sputnik V nga Rusia duke u bërë i pari vend në BE. Justifikohet me vonesën e dërgesave