Pas skandalit të përgjimeve italiane ku dëgjohej se si bosët e Ndragetas do paguanin 20 % rryshfet për të ndërtuar kulla në Tiranë, një tjetër bombë ka plasur për dyshen Rama -Veliaj. Kompania që po ndërton një kullë ngjitur me bashkinë dhe sahatin dyshohet se ka krisur minaren e xhamisë së Tiranës, një monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1947. Në rrjetet sociale po gëlojnë fotot ku duket se si ka marrë krisje minarja. Dhe këto të çara nuk janë as si pasojë e tërmetit dhe as dëmtime të vjetra. Faktin se dëmtimet janë të kohëve të fundit e ka nënvizuar edhe arkitekti Titi Seranaj. Ai ka publikuar një dokument ku shihet projekti i rikonstruksionit të xhamisë ( poshtë).
“Megjithse prej shumë kohësh i është nënshtruar procesit të restaurimit, në projekt nuk është i pasqyruar detaji për ndërhyrje në këtë pjesë, pra dëmtimi është i kohëve të fundit” ka nënvizuar ai. Sipas arkitektit “e gjitha është pasojë e punimeve me mjete të rënda për realizimin e katër kateve nëntokë”. Aty punohet me me pilota që kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë.
Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave (në foton e madhe sipër) TD&Partners, në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia, u vu në tehun e kritikave të opozitës që sapo u zbulua plani i saj. PD e denoncoi atë si një skemë të pastrimit të parave nga aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, përmes këtyre ndërtimeve.
“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim. Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames”, u tha në një deklaratë të opozitës në janarin e vitit 2019.
Tani dy vite më pas, kur në mediat italiane po vlojnë përgjimet se Ndrageta po pastron paratë me ndërtimin e kullave në Tiranë, çdo kush mund të shohë me sytë e tij edhe dëmet që po i bën kryeqytrtit etja e shfrenuar për para.