Deri më tani Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të jenë atra që do të drejtojnë betejën politike në Tirana, Kukës dhe Gjirokastër.
Analisti Arjan Curri ka deklaruar se sipas informacioneve të tij brenda PD-së, në Tiranë do të jetë vetë Basha që do të drejtojë fushatën.
Ndërkohë ai është shprehur se do të jetë ish-presidenti Bujar Nishani që do të vendoset si drejtues politik në Gjirokastër, ndërsa ende nuk ka ndonjë të dhënë se cili do të jetë në Kukës.
“Kam një informacion të fundit që në Gjirokastër do të vendoset Bujar Nishani. Në Tiranë do jetë Basha vetë”, u shpreh analisti.