Shkatërroi Milanin, Gasperini nuk fshihet: “Superiorë në gjithcka”

0

“Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, ofruam një nga paraqitjet më të mira të këtij cikli kundër të parës në tabelë. Gian Piero Gasperini duartroket Atalantën e tij, protagoniste e një fitore të madhe në San Siro kundër Milanit: “Ne ishim superiorë në gjithçka, është një kënaqësi e madhe – vazhdoi ai pas ndeshjes – Objektivi ynë? Duam të qëndrojmë në grupin e të parëve, është brenda mundësive tona edhe pse kundërshtarët tanë janë më të armatosur. Titulli? Nuk do arrini ta vendosni këtë fjalë në gojën time. Ne nuk duhet të fitojmë, por ne duam të fitojmë. Titulli nuk është qëllimi ynë”.

Mbi protagonistin e mbrëmjes, Gasp nuk zbilancohet: “Ilicic ishte shumë i aftë, por kishte situata në të cilat mund të ishte edhe më i rrezikshëm dhe t’i shfrytëzonte ato më mirë. Megjithatë luajti një ndeshje të madhe si të gjithë të tjerët”. Elozhe për mbrojtjen e udhëhequr nga Djimsiti: “Në mbrojtje kemi kthyer faqe prej disa javësh, pas ndeshjes kundër Liverpool. Kemi qenë gjithmonë efektivë, duke ndryshuar mënyrën e lojës duke presuar shumë më tepër dhe rezultatet janë të dukshme – vazhdoi ai – Ka kaluar pothuajse një vit nga ajo mbrëmje në San Siro ndaj Valencias, futbolli ka ndryshuar, por ne kemi arritur një siguri dhe një personalitet në lojën kundër ekipeve të mëdha që gjithmonë na vendos në një pozicion për të arritur rezultate”.

“Sot jam një njeri i lumtur: bëj gjithçka që dua, futbolli për mua është gjëja më e rëndësishme, nuk them e jetës sepse është familja”. Josip Ilicic, protagonist i fitores së Atalantës në Milano, ka folur për veten në fund të takimit pasi ka kapërcyer depresionin e lidhur me pandeminë, që e mbajti atë larg për disa muaj. “E kaluara është pas nesh. E përsëris: sot jam i lumtur. Shpresoj që ky moment i vështirë për të gjithë të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Artikulli i mëparshëmProtesta të dhunshme në Rusi/ Prangoset bashkëshortja e Navalny-t
Artikulli i radhësGjithçka shkon keq për Zidane: Francezi në karantinë, rezultoi me Covid-19