Gattuso shfryn dufin me presidentin De Laurentiis

0

“Këtu më masakrojnë çdo ditë, është një gjë anormale. Kaq shumë sulme, kaq shumë fyerje pa lidhje: nuk punohet kështu, duhet seriozitet”. Fjalë të qarta dhe të vështira ato të shqiptuara nga Rino Gattuso menjëherë pas ndeshjes Napoli-Parma. Suksesi i djemve të tij, nënshkruar nga Elmas dhe Politano, nuk i ka dhënë buzëqeshje teknikut blu, shumë i hidhëruar nga gjithçka që ndodhi ditët e fundit: “Ka tifozë tastiere, në epokën e izolimit, të cilët më janë hedhur kundër, por sulmet kanë ardhur edhe nga njerëz që kanë qenë këtu me vite, prej tyre ndjeva ofendime kunddrejt meje. Nëse shoqëria ka ndonjë lidhje me të? Gjykojeni vetë, unë po hesht. Por kështu është e vështirë. Unë nuk lexoj, por lojtarëve disa gjëra i mbeten. Duket se jemi të fundit në renditje. Kjo rrjetë merimange filloi një muaj më parë. Unë dua të punoj seriozisht, kështu nuk mundem”.

“Me presidentin De Laurentiis – vazhdoi Gattuso – marrëdhënia ka qenë gjithmonë e mirë, por unë nuk e fsheh faktin se në 15-20 ditët e fundit kam qenë i zhgënjyer: çështja është trajtuar keq. Nuk ndihem mirë në këtë situatë. E them sinqerisht. Nuk më ka lënë asnjëherë gjë mangut, e respektoj, por nuk më pëlqyen disa gjëra. Kontakte me trajnerë të tjerë? Thjesht po them se pavarësisht nga kontrata, nuk jam ulur në tryezë me klube të tjera që gjithashtu treguan interesin e tyre ndaj meje. Unë bëra personin e korrekt, nëse kishte ndonjë takim nuk u paraqita. Unë nuk dua të jem hipokrit, e përsëris: jam një punonjës i tij dhe ai kurrë nuk më la gjë mangut, më ka bërë të trajneroj një ekip të fortë, por situata u trajtua keq”.

Artikulli i mëparshëmGrabitet në Paris shtëpia e Icardit e Wanda Naras
Artikulli i radhësPërballja e deklaratave/ Si po e injoron hapur Edi Rama, ambasadoren e SHBA