Komiteti Teknik: Rritje të shtrimeve në spitale dhe viktimave, vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë

0

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë numri i shtrimeve në spitale dhe viktimave nga koronavirusit ka pësuar rritje. Incidenca javore është 209 raste për 100 mijë banorë.

Në mbledhjen e fundit, Komitetit Teknik i Ekspertëve ka vendosur që anulimi i fluturimeve me Britaninë do të vijojë deri në një vlerësim të dytë të situatës.

Sa i përket dhënies së provimeve në auditore, Komiteti po punon për gjetjen e një zgjidhje për shmangien e infektimeve.

“Kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e masave te marra në fund të dhjetorit dhe gjatë muajit janar. Në rritje e këtyre indikatorve po vlerësohet edhe shfaqja e variantit të ri, që dihet që është edhe më transmetues. Kemi vendosur të vazhdojmë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë deri në një vlerësim të dytë. Në lidhje me universitetet që përkon edhe me sezonin e provimeve, po punojmë së bashku me ministrinë e Arsimit për te gjetur një zgjidhje deri në fund të kësaj jave”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

“Rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë. Është një rritje e rëndësishme pasi 2 javë më parë ishte nën 200. Këtë tavan prej 200 e kërkojnë edhe vendet e tjera. Nga ana tjetër edhe incidenca 2-javore është rritur. Kemi edhe rritje të të shtruarve në spital, por edhe numrit të të vdekurve. Vihet re një rritje graduale në të gjitha bashkitë e vendit.  Vërehet një rritje e rasteve në të gjitha grupmoshat”, tha Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Mosha më e prekur e të shtruarve në spitale i përket grupmoshës 50-60 vjeçare, deklaroi Shefja e Infektivit, Najada Çomo.

“Në spitalet Covid, është parë një shtim i numrit të infektuarve, dhe numrit të personave të shtruar në spital, që i përkasin formës mbi normën e moderuar. Kemi të gjitha moshat e shtruar në spital, nga 30 vjeç deri në 90 vjeç. Mosha më e prekur e të shtruarve është 50-60 vjeçare”.

Artikulli i mëparshëmFinlanda, paketë radikale për të tërhequr punonjës nga bota! Ofron 3 muaj jetesë pa shpenzime në Helsinki
Artikulli i radhësKompanitë që i kushtuan më shumë buxhetit – 10 më të mëdhatë kanë marrë rreth 200 mln euro në total në 2020