Moti i keq në Greqi/ Studentët dhe fëmijët e bllokuar në Evros transportohen me zjarrfikëse

0
Evros1

Alarm në Evros pas situatës së rëndë nga moti i keq, që ka goditur zonën në orët e fundit, ndërsa një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në një kopsht dhe një shkollë fillore në fushën e Apalos .

Për shkak të reshjeve të rënda në këtë zonë, ka pasur përmbytje. Aktualisht kamionët e zjarrfikësve po transportojnë 21 nxënësit jashtë kopshtit, pasi janë përmbytur.

Ankthi, megjithatë, mbizotëron për nxënësit e shkollës fillore në Apalos , të cilët mbeten të bllokuar në shkollën e tyre.

Studentët janë ngjitur në katin e parë të ndërtesës për masa  paraprake, deri sa t’u shkojnë ndihma.

Departamenti i Zjarrfikësve po vepron në zonë me tre automjete dhe shtatë zjarrfikës , por pritet dhe një rritje e forcave të tyre.

Artikulli i mëparshëmTë parët në Europë për vdekjet nga COVID/ Meta: Ka dështuar mbrojtja e jetës njerëzore
Artikulli i radhësOri Nebiaj infektohet me koronavirus, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore