Anëtarët e OPEC + përmbushën pothuajse plotësisht kuotat e tyre të shkurtimit të prodhimit muajin e kaluar, i tha Bloomberg një burim anonim nga karteli i prodhuesve të naftës.
Në 99 përqind, sipas burimit, niveli i pajtueshmërisë ishte bazuar në vlerësimin paraprak, që do të rishikohet nesër nga Komiteti i Përbashkët Teknik i grupit.
OPEC + ra dakord të shkurtojë me 7.2 milion bpd prodhimin e kombinuar në janar, në atë që u pa gjerësisht si një vendim kompromisi për prodhuesit, qoftë ata më të zellshmit për të ulur prodhimin si Arabia Saudite por edhe për ato më ngurruese si Rusia, e cila propozoi të shtonte 500,000 bpd prodhimin e grupit çdo muaj midis janarit dhe prillit . Për shkurtin dhe marsin, karteli ra dakord për të mbajtur shkurtimet e prodhimit në 7.2 milion bpd.
Kjo mund të ndryshojë pas takimit të nesërm por nuk ka shumë të ngjarë. Kërkesa globale ka qenë në stabilizim ashtu siç ka qënë edhe oferta. Prandaj, shanset janë që OPEC + të qëndrojë në nivelet e tanishme të uljes së prodhimit, me Arabinë Saudite që ka ofruar të shkurtojë edhe 1 milion bpd shtesë nga prodhimi i saj, për të mbajtur çmimet më të larta.
Ndërkohë, megjithatë, prodhimi i përgjithshëm i naftës i OPEC u rrit në janar, sipas një sondazhi të Reuters, për të shtatin muaj me radhë. Kjo pavarësisht nga shkurtimet e thella të Arabisë Saudite dhe uljet kompensuese të prodhimit të Irakut që vendi tha se do të zbatonte në janar dhe shkurt për të kompensuar mosrespektimin e tij gjatë vitit të kaluar.
Mjaft interesante, shtesat më të mëdha në totalin e OPEC-ut për janarin erdhën nga Arabia Saudite dhe Iraku pavarësisht angazhimeve të tyre, zbuloi sondazhi. Rritja e tretë më e madhe e prodhimit erdhi nga Irani, i cili po rrit prodhimin dhe eksportet në pritje të heqjes së sanksioneve nga administrata Biden.
Në të njëjtën kohë, Nigeria dhe Libia pane nivelin më të ulët të prodhimit për shkak të problemeve të tyre të brendshme.
Bursa për datën 1 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 505.75 | + 3.75 |
DIESEL | 449.00 | + 6.25 |
©aktualitet.al