Policia mësohet se ka arrestuar në orët e fundit në Tiranë, shtetasin Rigels Lala.
Ky i fundit u arratis disa ditë më parë nga komisariati nr 1 në Tiranë, në momentin që po dërgohej për të dhënë shenjat e gishtave.
30-vjeçari mësohet se është arrestuar në zonën e ‘Ali Demi’, aty ku pikërish u ndalua në momentin e parë për armëmbajtje pa leje.