Urgjenca Kombëtare: Shtohen shifrat e infektimit nga COVID-19 në radhët e të rinjve

0

Urgjenca Kombëtare ngre shqetësimin e rritjes së infektimeve në moshat e reja, 15-25 dhe 25-35. QKUM gjithashtu ka nënvizuar faktin se kjo grupmoshë është më aktivja dhe e pakujdesshmja.

“Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar nga rreth 1800-2000 në ditë, nga te cilat rreth 390-400 në ditë kanë qenë COVID. Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12000 misione, 2600 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për t’u shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë”, njofton QKUM.

Artikulli i mëparshëmHumbi bashkëshortin, ministrja e Margariti: Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë
Artikulli i radhësSTUDIMI I FUNDIT/ “Risku i riinfektimit me Covid-19 i rrallë”