Çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë të vitit herët të martën në prag të përmirësimit të të dhenave të tregut dhe një ndjenje të përgjithshme të uljes së rrezikut.
Që nga 10:08 e mëngjesit të ET të Martën, WTI Crude u rrit me 2.45 përqind në 54.85 $, pasi arriti 55 $ më parë gjatë ditës, dhe Brent Crude ishte duke u rrit me 2.32 përqind në 57.65 $.
Çmimet e naftës të martën reklektuan pritshmëritë, që ulja e prodhimit të naftës nga OPEC + dhe udhëheqësi i saj Arabia Saudite do të forcojë tregun në tremujorin e parë. Arabia Saudite ka thënë se do të ulte prodhimin e saj të naftës bruto me 1 milion fuçi shtesë në ditë (bpd) përtej kuotës së saj në paktin OPEC +.
Anëtarët e aleancës u vlerësua se kishin respektuar pothuajse plotësisht kuotat e tyre të shkurtimit të prodhimit në janar.
Rusia, udhëheqësi i grupit jo-OPEC në paktin OPEC +, vlerësohet të ketë qëndruar brenda rritjes së lejuar të prodhimit prej 125,000 bpd në janar. Sipas vlerësimeve të Reuters, prodhimi rus i naftës u rrit muajin e kaluar, por rritja 120,000-bpd në prodhim nga dhjetori ishte më e ulët se rritja e lejuar prej 125,000-bpd.
Sekretari i Përgjithshëm i OPEC Mohammad Barkindo u shpreh gjithashtu i kënaqur në hapjen e takimit të panelit OPEC + të Martën.
“Me tregun e naftës së papërpunuar që aktualisht po shikon mundsinë e uljes së prodhimit, ne shpresojmë që 2021 të jetë një vit i mirë për kërkesën e përgjithshme”, tha Barkindo.
Bursa për datën 2 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 521.75 | + 16.00 |
DIESEL | 467.00 | + 18.00 |
BRENT | 57.75 | + 1.93 |
©aktualitet.al