
Në stadiumin “Air Albania” ka nisur sot procesi i vaksinimit anti-COVID për dozën e dytë. I pari që është vaksinuar ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama. Rama u pyet në lidhje me ndonjë efekt anësor pas dozës së parë dhe ai u përgjigj se nuk ka pasur as temperaturë dhe as lodhje.
“Skam pasur lodhje, asgjë”,tha Rama.
Pas Ramës u vaksinua edhe shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo për të vijuar me radhë me pjesën tjetër të stafit mjekësor. Me rastin e mbërritjes së vaksinave nga Pfizer, Rama deklaroi dje nga Rinasit, se shpresat nuk janë vetëm tek kontrata e lidhur me Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina por edhe tek kompnaitë e tjera, ku më afër një marrëveshje është me kompaninë Astrazeneca.
