Në rrjete sociale është përhapur së fundmi një lajm që i ka shqetësuar jo pak fansat e Bebe Rexhës. Thuhej se këngëtarja ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga dhe se ky lajm ishte konfirmuar edhe nga familjarët e saj.
“Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka publikuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”, shkruhej në një deklaratë që u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale.
Mirëpo e gjithë kjo ka qenë e rremë dhe në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Bebe Rexha e shokuar. Ajo ka publikuar në Twitter disa nga mesazhet e fansave të saj dhe ka reaguar e habitur nga lajmet që janë bërë për të.
“Oh Zot unë qëndroj jashtë linje për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur dhe nga mbidoza e drogës?”, ka shkruar Bebe në një postim.