Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se vaksinat do të arrijnë shumë shpejtë në vend.
Ai shtoi se vazhdojnë kontaktet me Pfizer, me përfaqësitë e tyre në Beograd dhe në Rumani prej nga priten dokumentet që t’i lejohet Serbisë t’i eksportojë vaksinat në RMV.
“Vaksinimi kundër COVID-19 në vendin tonë do të fillojë me vaksinat kineze për furnizimin e të cilave jemi në fazën finale. Bëhet fjalë për 200 mijë vaksina për të cilat transportin e organizon ministria e Shëndetësisë”, tha Filipçe.
Të parët që do të përfitojnë vaksinimin do të jenë punonjësit e shëndetësisë dhe më kategoritë e tjera të qytetarëve.