Panik total për Dries Mertens gjatë rikthimit të tij në Belgjikë ku ndodhet aktualisht për tu riaftësuar nga dëmtimi e për të ndjekur terapitë rehabilituese. Avioni i tij privat, me të cilin fluturonte sulmuesi i Napolit ka dalë jashtë piste, për shkak edhe të kohës së keqe duke përfunduar në barin e aeroportit të Antwerp. Asgjë e rëndë fizikisht për pasagjerët e fluturimit, që ishin në bord, por dëm i madh psikologjik dhe tmerr i pamasë.