“Jemi në një situatë shumë delikate”/ Pas rritjes rekord të infektimeve në vend, ministrja Manastirliu del me thirrjen urgjente dhe lëshon mesazhin e fortë

0
"Jemi në një situatë shumë delikate"/ Pas rritjes

Ministria e Shëndetësisë raportoi një ditë më parë rekordin e numrit të infektimeve që nga nisja e pandemisë në vendin tonë, plot 942 raste të reja pozitive me covid-19 brenda 24 orëve.

Sot, nga Qendra Shëndetësore numër 8 në Tiranë, në një nga pikat e reja të testimit të shpejtë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se jemi në një moment delikat dhe nuk duhet ulur vigjilenca e ftoi qytetarët të vijojnë të respektojnë masat e vendosura.

“Dua të nënvizoj rëndësia që ka situata që ne kemi është delikate, jemi duke e trajtuar me shumë kujdes, por bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm. Jemi në moment delikat pavaresisht se situata deri tani është e kontrolluar, s’do të thotë që të ulim vigjilencën e të mos kemi kujdesin që kemi pasur deri tani”, apeloi Manastirliu duke theksuar se po vijon puna për identifikimin e mutacioneve të reja të virusit në vendin tonë.

“Elementi i shtuar sa i përket punës së identifikimit në territor dhe ne për kapjen e mutacioneve e varianteve të reja, është trajnuar gjithë ekipi i epidemiologjistëve”, tha ministrja.

Ndërsa speicialistja e QSH8 tha se ditët e fundit “kemi pasur një fluks shumë të shtuar të pacientëve që kanë referuar simptoma të ngjashme me Covid”.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, tha se janë duke intensifikuar punën në laboratorin e ISHP si dhe duke bashkëpunuar me institucione të tjera jashtë vendit për identifikimin e varianteve të reja të virusit.

“Ne jemi duke shfrytëzuar dhe metodika të tjera, të cilat na janë vënë në dispozicion nga kolegë të ndryshëm në lidhje me testimin nëpërmjet PCR, për identifikimin, jo saktësisht të variantit, por që identifikojmë nëse kemi të bëjmë me diçka të re. Ndërkohë po bëhen gati mostrat e tjera për t’u dërguar pranë Institutit të Virologjisë Charite në Berlin. Dhe natyrisht kjo është një punë që do të vazhdojë, krahas punës së laboratorit me PCR, do të vazhdojë edhe puna për dërgimin e vazhdueshëm të mostrave në lidhje me identifikimin e të gjitha varianteve të reja, jo vetëm variantit britanik, por të çdo lloj variant të ri, në mënyrë që këto mutacione të kapen në kohë”, tha Bino.

Artikulli i mëparshëmKthesa e madhe nga studiuesit, del studimi i ri: Personat që kanë kaluar Covid-in kanë nevojë vetëm për një…
Artikulli i radhësSPAK ende pa rezultate, por 1 vit kanë marrë mbi 500 mijë dollarë vetëm rroga