‘Mafia’ e pronave në Shëngjin, gjykata dënon vëllain dhe motrën e ish-deputetit socialist

0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimet për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës, që përfshihen në Dosjen 339. Midis personave të dënuar për këtë dosje janë edhe vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Respektivisht Mimoza Ndoka është dënuar me 1.4 vite, por me kusht, kurse Gjevi Ndoka është dënuar me 6.8 vite burg.

Në këtë dosje të përfshirë kanë qenë dhe vetë ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe xhaxhai i tij, Gjok Ndoka.

Në total GJKKO ka dhënë mbi 34 vite burg, por që disa prej tyre janë dënuar me kusht.

DËNIMET NGA GJKKO

Xhevi Ndoka 6.8 vite burg

Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht

Emanuel Gjura 4.8 vjet burg

Zef Lazri 8 muaj burg

Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg

Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht

Paulin Simoni 3.4 vjet burg

Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht

Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht

Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht

Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht

Artikulli i mëparshëmItalia hap “sfidën”, ofron shtëpi me vetëm 7.500 euro pranë Romës! Kryebashkiaku: Rikthejmë në jete qytetin
Artikulli i radhësBasha: Takim i shkëlqyer me ambasadoren amerikane, jam krenar për rolin tim në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO