Koronavirusi nuk po kursen as fëmijët. Mediat në Greqi raportojnë së një vajzë 15-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërkohë raportohet se e mitura kishte edhe sëmundje të tjera.
Vajza ka ndërruar jetën disa orë pasi u shtrua në spitalin e Thebës.
“15-vjeçarja u shtrua këtë mëngjes në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”, tha kryetari i bashkisë së Thebës.
Ndërkohë nëna e 15-vjeçares ndodhet e intubuar në spital.
Ky është rasti i parë në Greqi ku një fëmijë humb jetën nga koronavirusi.