Përfundojnë në pranga 2 shqiptarët (Ja shuma marramendëse që do përfitohej nga shitja e 324 kilogramë kokainë)

0
DEA amerikane dhe policia greke kapin 324 kg kokainë në Selanik,

Policia greke ka sekuestruar 324 kilogramë kokainë të pastër në 24 orët e fundit në një operacion policor në qendër të Selanikut, ku të përfshirë janë edhe të paktën dy shqiptarë.

Këto të fundit janë arrestuar së bashku me një kroat, ndërsa bashkëpunëtori tjetër, një 33-vjeçar nga Kroacia ia doli të arratisej pasi u hodh nga ballkoni i banesës ku qëndronte.

Operacioni policor u krye pas informacionit që mbërriti për mbërritjen e një kontenieri me sasi të madhe kokaine, e cila vinte nga Amerika Latine. Mediat greke bëjnë me dije se ngarkesa dyshohet se ishte marrë nga dy kroatë dhe do të trafikohej nga shqiptarët.

Sipas llogaritjeve të policisë, ishte parashikuar që sasia e lëndës narkotike të trefishohej duke sjellë fitime prej më shumë se 100 milionë euro.

Dy shqiptarët, të cilët deklaruan se kanë një hotel në Rodos, mohuan që të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.Ata thanë se udhëtuan drejt Selanikut për të blerë një pajisje për biznesin e tyre.

Ndërsa kroati i arrestuar pranoi një pjesë të akuzave. Ndërkohë, po zhvillohen hetimet për të gjetur 33-vjeçarin që u arratis duke u hedhur nga ballkoni i një apartamenti, të cilin ai e kishte marrë me qira së bashku me bashkatdhetarin e tij të arrestuar.

Operacioni u krye nga oficerët e policisë të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut dhe konkretisht të Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Nën-Drejtorisë së Prokurorisë së Drogës, në bashkëpunim me zyrën e DEA të Athinës (shërbimi amerikan i ndjekjes së drogës) dhe Departamentet e Ndërhyrjes Emergjente dhe Prokurorisë së Drogës të Selanikut Lindor.

Artikulli i mëparshëmNjë 15-vjeçare ndërron jetë prej COVID-19 në Greqi
Artikulli i radhësElvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja