Ambasadori italian Fabricio Bucci deklaron në Euronews Albania se shumë shpejt do të ketë zhvillime të rëndësishme edhe në Shqipëri për përgjimet e klanit mafioz “Ndrangheta”, ku përmenden edhe zyrtarë dhe biznesmenë shqiptarë.
“Janë bërë publike disa përgjime, por jo të gjitha. Ka një bashkëpunim të ngushtë, dy prokuroritë janë duke komunikuar me njëra-tjetrën. Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti. Nuk mund të flas me detaje për arsye që ti i imagjinon, por po punohet, dy prokurorët po komunikojë”, ka thënë Bucci në një intervistë për ‘Ilva Now’, që do të transmetohet sot në orën 20:30, në Euronews Albania.