100 të infektuar me Covid në Sarandë brenda 4 ditësh, mbyllet Kadastra dhe një shkollë e mesme

0

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e mërkurë kanë rezultuar pozitivë 18 persona, 15 nga testimet e shpejta dhe 3 nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.

Kjo ka detyruar NJVKSH në Sarandë që të bëjë mbylljen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pas konfirmimit të 6 punonjësve pozitivë me koronavirus, ndërsa 3 të tjerë janë të karantinuar.

Këtu do të punohet me personel të reduktuar dhe me masa të rrepta. Qytetarët nuk do të lejohen të hyjnë brenda në mjedise, ndërsa do t’u shërbehet nga hyrja kryesore.

Gjithashtu, për shkak të numrit në rritje të nxënësve të konfirmuar pozitivë, ku raportohet për 10 nxënës të infektuar, u vendos mbyllja për dy javë edhe e shkollës së mesme teknike “Frymë dashurie” në Mesopotam, bashkia Finiq.

Në ditët e para të shkurtit, pozitivë në Sarandë kanë rezultuar 100 pacientë. Njëherësh sot në Sarandë kanë humbur jetën edhe dy persona, njeri taksist nga Saranda, 64 vjeç, tjetri fermer nga Konispoli, 62 vjeç.

Artikulli i mëparshëmRama ja dha arabëve/ Gjenerali i NATO-s në Portin e Durrësit: Ka rëndësi strategjike për aleancën!
Artikulli i radhësBrataj jep lajmin e zi/ “Do mbyllemi nga ora 18.00 deri në 06.00 të mëngjesit në rast se…”