Kontrata e re e aeroportit të rinasit/ Balluku: Ja si ulet çmimi i biletave ajrore

0

Koncesionari i ri i aeroportit të Rinasit do të duhet të kryejë investime mbi 90 mln euro, të ulë tarifat për pasagjerët dhe të liberalizojë shërbimet e tokës. Këto janë disa prej detyrimeve të vendosura në kontratën e re koncesionare, të negociuar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Financave, çka sipas deklarimeve të drejtuesve të këtij dikasteri ne Komisionin e Ekonomisë do të sjellë dhe ulje të çmimit të biletave ajrore.

Tarifa e pasagjerin do të shkojë 10 euro, nga 12.5 euro që është aktualisht, ndërkohë që për fëmijët e moshës 2-12 vjeç ulja parashikohet në masën 40%. Ndërkaq, nga liberalizimi i shërbimit të tokës, çmimi i biletave ajrore parashikohet të arrijë në 20%.

Ministrja shpjegoi dhe arsyet e zgjatjes së kontratës së koncesionit për një periudhë 12-vjeçare, duke e lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në industrinë e aviacionit.

Ndërkaq, ministrja Denaj bëri publike afatet kohore se kur duhet të përmbushen investimet e parashikuara në kontratën e re koncesionare.

Sipas ministreve, për herë të parë në kontratë janë përfshirë edhe penalitete me gjobë për koncesionarin, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve, ndërkohë që nëse ato nuk plotësohen brenda 180 ditësh nga afati i parashikuar në kontratë, shtetit i lind e drejta të prishë kontratën, pa patur penalitete në arbitrazh.

Artikulli i mëparshëmEkzistojnë 4,000 variante të virusit – Disa janë të rëndësishëm. Vaksina shmang gjithsesi sëmundjen e ashpër
Artikulli i radhësInflacioni: Rritje masive e çmimeve të ushqimeve në Turqi