Kontrata me Napolin dhe e ardhmja, Elseid Hysaj lë gjithçka hapur!

0
Hysaj

Elseid Hysaj vendosi të mos largohet gjatë merkatos së janarit duke i dhënë më shumë kohë Napolit të mendohet për një ofertë të re, në të kundër në fund të sezonit do të largohet me parametra zero. Në çdo dalje publike Hysaj kanë lënë gjithçka të hapur, nuk ia kanë mbyllur kurrë derën Napolit, përkundrazi ia kanë lënë fjalën e parë presidentit De Laurentiis duke ia bërë të qartë se dëshira e tij është të qëndrojë, por kjo do të ndodh vetëm nëse vjen oferta që dëshiron. Anësori kuqezi ishte sërish i qartë kur u pyet mbi të ardhmen e tij, në plan të parë mbetet sërish Napoli:

Hysaj

“Më duhet të respektojë kontratën deri në fund të sezonit, më pas do të mendoj për të ardhmen time. Shpresojmë ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam shumë i përqendruar tek Napoli, jam këtu prej shumë vitesh dhe nuk më shkon ndërmend të mendojë për gjera të tjera”, u shpreh Hysaj në një intervistë për “Rai”. Me Gattuso në stol, Hysaj ishte shumë pranë rinovimit, nëse nuk do të ishte për vështirësinë financiare që solli COVID-19 tashmë do të kishte firmosur kontratën e re por me Gattuson që pritet të largohet në fund të sezonit, ose më herët, të njëjtin fat pritet të ketë dhe mbrojtësi shqiptar.

Artikulli i mëparshëmSerbia po vaksinon me shumë sukses, po ku qëndron sekreti
Artikulli i radhësBiden korrigjon politikën e migrimit