“Pasaportat e Vaksinave” – Rrugë drejt normalitetit apo problem që në gjenezë?

0

Qeveritë në të gjithë botën dhe ekspertët e shëndetësisë janë duke eksploruar përdorimin e mundshëm të “pasaportave të vaksinave”, si një mënyrë për të rihapur ekonominë, nëpërmjet identifikimit të individëve që janë të mbrojtur nga COVID – 19.

Sidoqoftë, zhvilluesit e teknologjisë shprehen se “pasaportat e vaksinave” mund të shoqërohen me pasoja të rënda, si përjashtimi i grupeve potenciale të shoqërisë, ndaj vazhdimisht kanë bërë thirrje se si këto pasaporta duhet të përdoren.

Industritë e udhëtimit dhe argëtimit janë veçanërisht të interesuara, pasi kanë qenë në luftë me rregullat e distancimit social, ndaj pasaportat e vaksinave do të ishin mënyra më efektive për to, në mënyrë që të “rikthehen në jetë”.

Midis atyre që zhvillojnë pasaporta janë kompania biometrike “iProov” dhe firma e sigurisë kibernetike “Mvine”, të cilat kanë ndërtuar një leje vaksine që tani po testohet brenda Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë, pas fondeve të marra nga qeveria.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i iProov, Andrew Bud, beson se pasaportat e tilla të vaksinave duhet të mbajnë dy informacione; nëse personi është vaksinuar dhe si duket ky person.

“Unë nuk mendoj se duhet t’i detyrojmë njerëzit të kenë pasaportat e vaksinave. Duhet të jetë zgjedhje. Por në hyrje, nëse nuk e keni atë pasaportë, atëherë ne do t’ju japim një mundësi tjetër, “shtoi Bud, duke sugjeruar përdorimin e testeve të shpejta të koronavirusit.

“Mendoj se certifikatat e vaksinave ngrenë çështje të mëdha shoqërore dhe politike. Detyra jonë është të sigurojmë bazën e teknologjisë për të bërë të mundshme pasaportat dhe certifikatat e vaksinave … Nuk është vendi ynë të bëjmë gjykime nëse ato janë një ide e mirë apo jo” shtoi Drejtori Ekzekutiv i iProov.

Debate të mundshme mund të lindin rreth diskriminimit, privilegjit dhe përjashtimit të brezit të ri, i cili do të jetë i fundit në radhë për t’u vaksinuar, sipas Bud.

Artikulli i mëparshëmRrëzohet avioni ushtarak grek, humb jetën një 32-vjeçar i dyshuar shqiptar
Artikulli i radhësGjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën e dytë, çfarë shqyrton