Rrëzohet avioni ushtarak grek, humb jetën një 32-vjeçar i dyshuar shqiptar

0

Në afërsi të Kozanit është gjetur i pajetë 32-vjeçari Amar Ibrahimi, pjesë e forcave të ushtrisë greke.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se i riu humbi jetën pasi avioni i tij u rrëzua një ditë më parë në malet e Zagorisë.

32-vjeçari dyshohet se është me origjinë shqiptare.

Pritet ndërhyrja e forcave të tjera të ushtrisë për të nxjerrë edhe mbetjet e avionit që ishte stërvitor dhe përdorej nga baza ushtarake e Kozanit.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19 ndryshon rregullat e lojës në shpërndarjen e ndihmave
Artikulli i radhës“Pasaportat e Vaksinave” – Rrugë drejt normalitetit apo problem që në gjenezë?