72 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë 40 raste kontakte familjare dhe 32 raste i përkasin infektimeve në institucione arsimore, shëndetësore e biznese private.
Të shpërndara sipas qyteteve rastet e të prekurve të ditës së sotme janë: 25 në Berat, 31 në Kuçovë, 6 në Skrapar, 8 në Urë-Vajgurore dhe 2 në Poliçan,
Mes rasteve të të prekurve me COVID-19 ditën e sotme konfirmohen të infektuar mësues, nxënës, infermierë dhe punonjës në disa biznese private ushqimore që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët.
Mes të prekurve të ditës së sotme raportohen: 2 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 3 mësues në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 2 mësues në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, 3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull, 2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, 6 nxënës në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë, 2 student, 2 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Mbrakull në Poliçan, 2 punonjëse në një market në Berat dhe 7 punonjëse në tre fasoneri që operojnë në Berat.
Burime zyrtare pranë Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se që prej 1 muaji në të gjithë qarkun e Beratit nuk ka pasur raste të rënduara me Covid-19, ndërkohë që aktualisht në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit raportohen 14 persona të shtruar, pa komplikacione të rënda. Ndërkohë që numri i rasteve është duke u rritur ndjeshëm numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 972.