I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet te “Myslym Shyri” shqiptari me dy emra

0

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana ka sjellë arrestimin e një shtetasi të dënuar nga drejtësia italiane për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Albert Bulcari alias Mirash Hani, në rrugën “Myslym Shyri”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Artikulli i mëparshëmItali/ Tre javë pas marrjes së vaksinës anti-Covid, zbulohen antitrupa në 99% të njerëzve
Artikulli i radhësNdarja parakohe nga jeta e legjendës së sportit shqiptar, gazetari i njohur rrëqeth me dedikimin e tij: Humbje shumë e madhe!