Ndarja nga jeta parakohe e ish-trajnerit të Partizanit, Arben Fagut ka lënë pas shumë dhimbje për miqtë dhe kolegët e tij.
Gazetari sportiv Ervin Baku mes dhimbjes së madhe kujton ese ka qenë Arben Fagu ai që e bëri të dashurohej me sportin.
“Humbje shumë e madhe për familjen FAGU, për sportin shqiptar, për Partizanin, për Dinamon… Shpirtmadhi, i urti, i mençuri, basketbollisti, trajneri, pedagogu, mbi të gjitha njeriu i mirë BEN FAGU ndërroi jetë. Çfarë trishtimi! Oh Zot, çfarë trishtimi!
FALEMINDERIT BEN! TI dhe Gimi më bëtë të dashurohem me sportin… Ti dhe Gimi më morët që pa ecur akoma dhe me zbuluat stadiumin “Qemal Stafa” dhe pallatin e sportit “Partizani”. FALEMINDERIT BEN!
Të qoftë i lehtë dheu mik! Pushofsh në paqe!”, shkruan ai.