Ronaldo feston ditëlindjen/ Njëri nga lojtarët më të mëdhenj që ka njohur futbolli

0

Sot (5 shkurt) feston ditëlindjen njëri prej yjeve më të mëdha në histori të futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili ka mbushur 36 vjeç.

Është fjala për futbollistin që i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar 5 herë Champions Leaguen, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit, 5 herë fituesin e Topit të Artë dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit.

Cristiano Ronaldo lindi më 5 shkurt 1985 në Funchal të ishullit portugez Madeira dhe u bë njëri prej emrave më të mëdhenj në botën e këtij sporti.

Liga Premier (3), La Liga (2), Serie A (2), Liga e Kampionëve (5), Kupa e Botës për Klube (4), Superkupa e Evropës (2), Kampionati Evropian (1) – janë në mesin e trofeve të mëdha që ka fituar superylli portugez.

Megjithëse në një moshë kur shumica e futbollistëve zgjedhin liga me intensitet më të ulët apo vendosin të mbyllin karrirën, CR7 vazhdon të vendosë rekorde të reja duke i sfiduar me potencialin maksimal kolegët shumë më të rinj se ai.

Futbollisti i Juventusit është baba i 4 fëmijëve dhe është lidhje me bukuroshen Georgina Rodrigez.

Artikulli i mëparshëmBrazili zbulon një ilaç që po përdoret dhe jep rezultate kundër Covid, gjendet edhe në Shqipëri
Artikulli i radhësFier/ Merr flakë një apartament, nuk ka dëme në njerëz